fbpx

Babagjyshët sfidojnë të ftohtin në Budapest

nga Revista Kosovarja

Rreth 70 persona të veshur me rroba banje të kuqe dhe me kapelen e Babagjyshit të Vitit të Ri sfiduan të ftohtin në Budapest.
vrapuan duke brohoritur në të gjithë qendrën e qytetit, për të argëtuar vendasit dhe turistët. Ata u ndalën në disa pika për të bërë ushtrime dhe kërcime. Shumë nga pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë ngjarje çdo vit. E tillë është edhe kjo familje.

“Ky është viti i 10 që e bëjmë këtë. Fillimisht erdhëm me vajzën tonë kur ajo ishte ende në barkun tim pastaj kur u bë disa muajshe e sollëm me karrocë dhe kur ishte 5-vjeçe vraponte vetë, kështu që le të themi që asaj nuk i ka munguar kjo ngjarje asnjë vit”, thotë një pjesëmarrëse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]