Babai nuk ka mundur të ti mbijetojë ujit teksa është zhytur fillimisht për të shpëtuar jetën e tre fëmijëve të tij, por të njëjtin fat me të vegjlit 42-vjeçari nuk do të kishte.
Ngjarja ndodhi në Neë Jersey, ku policia lokale bën me dije se në momentin kur oficerët erdhën në vendngjarje, gjetën tre fëmijë të moshës 13, 11 dhe 8 vjeç jashtë ujit, ndërsa babai i tyre nuk është mundur të gjendej në ato momente.
“Sipas dëshmitarëve, fëmijët hynë në ujë dhe ishin duke u mbytur”, thanë autoritetet.
“Viktima hyri në ujë për t’i ndihmuar, tërhoqi fëmijët e tij në ujin e cekët, por luftoi për të ruajtur ekuilibrin e tij.”
Fëmijët e fatkeqit u vizituan edhe nga stefat mjekësore në vendngjarje.
Ndërsa trupi i babait 42-vjeçar u gjet pas më shumë se tre orësh kërkimesh nga ekipi i zhytjes.