fbpx

Babai dhe djali që humbën jetën në ditën e djeshme nga moti i keq

nga Revista Kosovarja

Ora News ka sjellur foton e babë e bir, Pjetër Rushaj dhe djalit të tij Jason, vetëm 14 vjeç të cilët humbën jetën mesditën e 20 nëntorit 2022 në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Makina në të cilën udhëtonin babai me djalin dhe vajzën e tij u mor përpara nga rrjedha e përroit të Thatë. Vajza e familjes Rushaj mundi të dalë nga uji në kohë e ndihmuar nga një banorë i zones.

Ndërkohë që babë e bir u morën para nga rrjedha.

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]