fbpx

Babai i Capital T paraqitet në polici, dyshohet për disa keqpërdorime

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është paraqitur në polici sipas ftesës të cilën e ka pranuar dje nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.

Brenda policisë është konfirmuar se Ademi është paraqitur vullnetarisht mëngjesin e sotëm në stacion të policisë dhe ndaj tij tashme ka nisur intervistimi në cilësinë e të dyshuarit.

Ai dyshohet për disa keqpërdorime brenda FFK-së, mirëpo ende nuk është bërë e ditur për cilin rast konkretisht, pasi që rasti është në fazën hetimore.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]