fbpx

Babai i Rita Orës takohet me Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapitin

nga Revista Kosovarja

Babai i këngëtares shqiptare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu – Ora, ka takuar së fundmi Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky i fundit i dorëzoi Lartëmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kredencialet si Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ora ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi me ambasadorin e ri të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ju përgëzoj Shkëlqesia juaj Ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, duke ju uruar kohë të mbarë dhe të suksesshme gjatë shërbimit tuaj”, shkroi babai i këngëtares shqiptare në Instagram.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Londër, përfaqësuesi i Protokollit mbretëror i cili përgëzoi Kadipin për funksionin e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas traditës, ambasadori i Kosovës ngriti një dolli për jetëgjatësinë e Lartmadhësisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]