fbpx

Babai nga Istogu raporton se ia kanë rrëmbyer vajzën

nga Revista Kosovarja

Një burrë në Istog ka raportuar në Polici se më 18 shkurt është rrëmbyer vajza e tij nga dy persona,.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa prindi thotë se vajza e tij u rrëmbye nga dy persona me një veturë me targa vendore.

”Istog 18.02.2021 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]