Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Babai nga Lipjani njofton policinë: Vajza ime është dhunuar nga një person

nga Revista Kosovarja

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një rast dhunimi.

Një person nga Lipjani (babai) ka raportuar në Policinë e Kosovës, se vajza e tij është dhunuar nga një person.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

“Lipjan 23.11.2020 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.”, njofton Policia e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]