Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nëna e Dua Lipës i gëzohet suksesit të vajzës së saj në “Grammy”

nga Revista Kosovarja

Anesa Lipa i është gëzuar jashtëzakonisht shumë suksesit të fundit të Duas.

Mbi artikull

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka arritur edhe një tjetër sukses të madh në karrierën e saj në muzikë.

Pas fitores në AMA ku mori çmimin “Kënga më e preferuar POP”, Dua tani theu edhe një tjetër rekord.

Ajo është një nga emrat e famshëm e cila ka dominuar në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”.

Moneytizer Paragrafi 4

Këtij suksesi i janë gëzuar të gjithë, mirëpo sigurisht se më së shumti nëna e saj Anesa e cila këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi ku tregon se mburret me Duan.

“Urime për 6 nominimet në Grammy, mburrem me ty”, ka shkruar Anesa Lipa pranë postimit të një fotografie në Instagram.Komentet e shumta nuk kanë munguar, e nuk mungoi as ai i Duas e cila sigurisht se është emocionuar shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]