fbpx

Babai shqiptar përdhunonte të bijën që në moshë të vogël

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Assos në Korint, Greqi.

Sipas informacionit shkruajnë mediat greke një vajzë 17 vjeçare arriti të gjente guximin për të denoncuar babain e saj, 45 vjeç, duke rrëfyer në polici veprimet e tij të urryera, të cilën ajo i përjetoi që në moshën 12 vjeçare.

Policia menjëherë pas denoncimit arrestoi babanë e të miturës .

Ndërkohë vajza është dërguar për vizitë mjekësore në një spital në Athinë, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Familja përbëhej nga katër vetë dhe ishin nga Shqipëria.

Po sipas mediave greke 45 vjeçari kohët e fundit ishte i papunë dhe ishte nëna e vetmja që punonte për të mbajtur familjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]