fbpx

Babi a ke vjedhë, a ke abuzu, ça ke bo babi?- mund ta pyes fëmija anëtarin e ndershëm

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kundërshtuar shkarkimin e të gjithë anëtarëve të bordit të RTK-së.

“Asnjë arsyetim për asnjë prej anëtarëve të Bordit që vendosët ti shkarkonit një nga një, nuk ka qenë pikë e rendit të ditës.

Duke mosh y vec e vec për secilin emër këtu, që mund të jenë njerëz të ndershëm që kanë punu me përkushtim.

Sot në lajme kur e sheh fëmiu i tyre që iu ka shkarku prindi, ndoshta kanë me pyet, bab a ke vjedhë, a ke keqpërdorë, a ke abuzu, ça ke bo bab? Cka mundet me thanë një i burgosur politik që ka punu ndershëm, cka mundet me thënë ai sot, që një Kuvend i Kosovës, që e udhëheq djali i një të burgosuri politik, po i shkarkon vetëm pse nuk janë me partinë në pushtet.

Kjo është e papranueshme, shkelje procedurale dhe ligjore”, tha Haxhiu./Periskopi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]