Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, sot gjatë ditës ka bërë një reagim lidhur me bllokimin e rrugëve që ka ndodhur në Serbi, në drejtimet që çojnë në pikat kufitare me Kosovën.
Bajqinovci ka thënë se s’ka lexuar asnjë reagim nga BE-ja apo opozita për këtë bllokim nga ana ekstremistët serbë të cilët veprojnë në praninë e policisë serbe.
Sipas deputetit të VV-së, situata është një shkelje e lëvizjes së lirë dhe tregon për legjitimitetin që shteti serb ua jep grupeve ekstremsite.
Reagimi i plotë:
Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb.
Kjo situatë është një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që shteti serb i jep grupeve ekstremiste. Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën.