fbpx

Bajrami: Nëse ka me të vërtetë sovranitet në Veri, nuk ka mundësi me hy gjithë ai armatim brenda

nga Revista Kosovarja

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se grantet që i janë dhënë familjarëve nga partia në pushtet “nuk mund të mbulohen me terrorizmin në Veri”.

Ajo shtoi se nëse do të kishte sovranitet në Veri nuk do të kishte mundësi që të hyjë armatim brenda.

“Keni dhënë grante për familjarë dhe sot del ministri don me i mbulu skandalet duke u thirrë në ditëlindjen e të madhit Ibrahim Rugova. Nuk shkon kështu. As nuk mundeni me mbulu me terrorizmin që po ndodhë në veri, as nuk mundeni me na shitë trimëri për çka po ndodhë në veri, sepse sikur të kishte sovranitet me të vërtetë nuk kish pasë mundësi me ndodhë këto që po ndodhin, me hi gjithë ai armatim brenda”, tha Bajrami.

Ajo tha se më 9 shkurt “VV shkon në shtëpi sepse praktika” ka zgjatur shumë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]