fbpx

Bajrami për tymin e zi te Kosova A: Një nga pasojat e mafisë energjetike

nga Revista Kosovarja

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A.

Bajrami ka shpërndarë në rrjete sociale fotografinë që ka qarkulluar gjerësisht, duke e cilësuar si pasojë të drejtpërdrejtë të asaj që e quan “mafia energjetike”.

“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, ka shkruar Bajrami krahas fotos ku dallohet qartë ndotja e ajrit nga termocentrali.

Për të njëjtën çështje ka reaguar edhe analisti Avni Arifi, i cili ka drejtuar akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse dhe qeverisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]