fbpx

Bajrami: Shpresoj që partitë të marrin pjesë në takimin me Osmanin, alternativa jonë është rruga përpara

nga Revista Kosovarja

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas dështimit të radhës së seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se propozimi i LDK-së është alternativa për të dalë nga situata aktuale dhe se tjetër nuk ka.

Bajrami po ashtu ka thënë se shpreson që partitë e tjera të marrin pjesë në takimin e thirru nga presidentja Vjosa Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se VV-ja i ka edhe 13 parti parlamentare të cilave nuk u ka bërë ftesë si LDK-së, kështu që ajo i ka alternativat në dorë.

‘‘Nuk kemi propozim tjetër, në fakt siç duket situata politike në Kosovë, nuk ka një alternativë tjetër për të dalë prej kësaj situate, për arsyen e thjeshtë që, as LVV-ja e koalicioni i tyre nuk i kanë votat, dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deri djeshme opozitare, nuk i kanë numrat. Kështu që për të ecur përpara kjo është alternativa të cilën ne e kemi vendosur në tavolinë. Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga Presidentja. LVV i ka edhe 13 parti të tjera parlamentare të cilave nuk u ka bë ofertë siç i ka bë LDK, andaj janë ata që i kanë alternativat në dorë’’, ka thënë ajo./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]