fbpx

Balina Bodinaku rrëfen historinë e jetës

nga Revista Kosovarja

Balina Bodinaku pas zhurmës në Big Brother si opinioniste ka qenë e ftuar në emisionin e Aulonës. Balina zbuloi se eksperienca në një format kaq të suksesshëm ka qenë sfidues.

Ndër të tjera ajo u ndal tek dy momente të vështira në jetën e saj. “Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë”.

“Unë isha fare fëmijë 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.

Opinionistja Balina Bodinaku ka komentuar mbrëmjen e djeshme në “Post Big Brother VIP” lidhjen e Donaldit me Beatrixën duke e quajtur një lidhje në kushte të veçanta.

Në momentin që ajo po fliste, vëmendje mori reagimi i Semit, e cila po qeshte duke e ironizuar komentin e opinionistes.

“Nuk e di a kishte ndjenjë mes tyre, është një lidhje në kushte të veçanta, kishte elementë shtesë se ishte një raport për t’u sqaruar jashtë. Kishte krijuar një konfuzion të madh”, tha Balina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]