fbpx

Balje: Nuk besova kur dëgjova përgjimet e Mimozës me Milanin

nga Revista Kosovarja

Deputetja Duda Balje ka thënë që nuk e ka besuar kur e ka dëgjuar shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, duke folur në telefon me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic.

Kjo për arsye që sipas saj dihen qëndrimet radikale që partia në pushtet i ka pasur karshi LS-së.

“Nuk besova sepse Vetëvendosje ka pasur një mendim shumë radikal edhe Vetëvendosje nuk ka bashkëpunu me Listën serbe pre jfillimit, pra prej momentit kur e ka formuar qeverinë në këtë mandat, edhe nuk e prita”, ka thënë Balje për Edicionin Special të Klan Kosovës.“Na krejt e dimë se shumë politikanë kanë kontaktuar edhe me z. Slavkon, edhe me z. Milanin, por nuk e prita prej Mimozës ose prej dikujt tjetër prej Vetëvendosjes”.
Sidoqoftë, Balje tha që politikën e sheh si art të bisedimit, dhe mendon që kryeministri Albin Kurti ka gabuar kur që nga fillimi “e ka amputuar Listën Serbe”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]