fbpx

Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person

nga Revista Kosovarja

Në rajonin i Kapadokias, i njohur për balonat e tij shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë, ndodhi një aksident tragjik që mori një jetë.

Sipas mediave turke, dy balona me ajër të nxehtë u rrëzuan në Provincën Aksaray (Turqi) të dielën në mëngjes.

Raportohet se 12 persona u plagosën, ndërsa një burrë ndërroi jetë.

Sipas gjetjeve fillestare, viktima ishte një pilot 37-vjeçar i balonave me ajër të nxehtë, i cili dyshohet se bllokua nën shportën e balonave gjatë uljes.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT, pasagjerët ishin nga Indonezia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]