fbpx

Balona përplaset në shtyllën e tensionit të lartë – humbin jetën katër turistë

nga Revista Kosovarja

Katër persona kanë humbur jetën, kurse një tjetër është në gjendje kritike, pasi që balona me ajër të nxehtë është rrëzuar sot në Albuqerque në shtetin amerikan New Mexico, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Balona u përplas me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë, e “kutia” me pasagjerë u shkëput dhe filloi të bie.

Në anën tjetër, policia është mundur ta lokalizojë, e njëri prej të vdekurve është edhe piloti i balonës. Ndërkaq personi i lënduar është dërguar me urgjencë në spital, transmeton Telegrafi.

Në një pjesë të Albuqeruqe mbi 13.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, si rezultat i përplasjes së balonës në shtyllën e tensionit të lartë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]