fbpx

Banja “Nëna Naile”, Spitali Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim

nga Revista Kosovarja

Banja “Nëna Naile” në Kllokot, pa dyshim, është banja më e madhe në rajon, me mbi 60.000 metra katrorë, e cila i ka 5 objekte me 720 dhoma e 2200 shtretër. Në këtë banjë me renome punojnë me 250 punëtorë.

Banja ka sipërfaqe 40 mijë metra katrore dhe me parking të mjaftueshëm.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes është e gjelbëruar me pemë e lule të ndryshme dekorative, që bëjnë një ambient mjaft relaksues për pacientët, e që janë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Banja ka klimë, ujë termomineral shërues me rrjedhje të natyrshme dhe terapi të ndryshme që aplikohen nga stafi profesional mjekësor, në mbikëqyrje 24 orë të mjekëve specialistë dhe me aparaturat më moderne dhe terapi të ndryshme, si: Elektroterapia, Kineziterapia, Balneoterapia, Hidroterapia, Parafinoterapia, Termoterapia, Magnetoterapia, Terapia me laser, Mehanoterapia, Sonoterapia, Fototerapia, Spektër Frekuencash, Masazhe, Saunë etj.

Në Banjën “Nëna Naile” në Kllokot, veç pacientëve të shumtë, ka edhe pacientë invalidë të luftës, individë me nevoja të veçanta, familjarë të dëshmorëve dhe skamnorë, që hasin në mirëkuptim të madh nga stafi drejtues me në krye humanistin e njohur Sabri Maxhuni-Novosella, për të cilin gjithmonë janë thënë dhe thuhen fjalët më të mira.

Andaj, të gjitha këto bëjnë që Banja “Nëna Naile” është garanci e suksesit në Rehabilitimin dhe shërimin e pacientëve.

Numrat kontaktues:
S.S.T.F.R Banja Nena Naile, Kosovë – Kllokot 61050
+383 44 666 006
+383 45 385 555
+383 280 385 555
[email protected]

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]