fbpx

Banorët e “BB VIP” po protestojnë në kuzhinë, kërkojnë bukë

nga Revista Kosovarja

Banorët e Big Brother VIP këtë mesditë po protestojnë.

Disa nga banorët e BB VIP janë mbledhur në kuzhinë, ku po protestojnë pasi ende nuk kanë ngrënë as mëngjes, shkruan Reporteri.net.

Ata kanë zgjedhur që me duar t’i bien tavolinës që ndodhet te kuzhina, derisa ca prej tyre kanë filluar dhe këngën.

Madje është Fifi ajo e cila po e thotë hapur “Do bukë a po na e sillni”.

Theksojmë se mbrëmë janë futur plot 14 banorë VIP, derisa producentja Lori në një intervistë u shpreh se do të ketë edhe banorë të rinj gjatë ditëve në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]