fbpx

Banorët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë nga sot

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të furnizohen me insulin në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se kanë siguruar sasi të mjaftuesjme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm. Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]