Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Banorëve të Tokios iu kërkohet të veshin rrollka që të kursehet rryma

nga Revista Kosovarja

Guvernatorja e Tokios iu ka kërkuar banorëve të qytetit që të veshin rrollka këtë dimër për të reduktuar konsumimin e energjisë.

Mbi artikull

Yuriko Koike tha se rrollkat mund të jenë një mjet për të ndihmuar në reduktimin e faturave në rritje të energjisë.

Punonjësve në bashkinë do t’ju thuhet që të që japin shembull duke implementuar veshjen e kësaj bluze, transmeton Telegrafi.

Kryeqyteti japonez ka vendosur udhëzime se si të reduktohet përdorimi i energjisë këtë dimër mes furnizimit të pasigurt dhe çmimeve në rritje.

Moneytizer Paragrafi 4

Zyrtarët gjatë takimeve për këtë çështje janë parë krah për krah të gjithë të veshur me rrollka.

Koike tha se njerëzit duhet të frymëzohen nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili dihet se i pëlqen kjo bluzë, kur u pyet nëse është e përshtatshme për vendin e punës.

Reklama

“Ato janë të ngrohta dhe konsumi i përgjithshëm i energjisë është zvogëluar, kështu që ne mund ta lidhim atë me uljen e emetimeve të CO2”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]