fbpx

Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle myllin gojën të gjithëve që aluduan për divorc

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle janë parë së bashku për herë të parë që kur u shfaqën thashethemet për divorcin e tyre.

Çifti nuk është parë në publik që nga dhjetori i vitit 2024, ndërsa tani ata janë fotografuar në një takim në Uashington.

Barack ashtu edhe Michelle u bënë me dorë klientëve të tjerë, ndërsa dolën nga restoranti, të shoqëruar nga truproja.

Michelle së fundmi vendosi të komentojë thashethemet dhe tha se thjesht donte të largohej nga sytë e publikut, të paktën për një kohë të shkurtër, pas shumë vjetësh shërbimi publik.

Ajo tha se ishte e vështirë për njerëzit të pranonin se një grua merr vendime për veten e saj.

Michelle dhe Barack u takuan në vitin 1989 dhe u martuan tre vjet më vonë. Së bashku kanë dy vajza Malija dhe Sasha .

@brianwimmerI love the nation’s capital omfg

♬ BO$$ – Fifth Harmony

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]