fbpx

Bashkëshortja befason burrin, ia printon fotografitë e vajzave që ia ka bërë “like” në Instagram

nga Revista Kosovarja

Një grua në ShBA e befasoi burrin e saj në ditën e Shën Valentinit me një koleksion të fotografive të grave që ai të pëlqente në Instagram.

Në një video të postuar në TikTok, agjentja e sigurimeve 27-vjeçare Gloria Tovar, nga Los Angeles, mund të shihet duke paraqitur burrin e saj me një platformë të vogël të zbukuruar me fotografi të grave.

Vetullat ngritura, burri pyet: “Çfarë dreqin është kjo?”

Për të cilën Gloria përgjigjet: “Të gjitha fotografitë që ju kanë pëlqyer në Instagram”.

“Ahhh shumë bukur”, përgjigjet burri pastaj, ndërsa vendoste telefonin në xhep.

Një video e mëparshme në të cilën Gloria bënte dhuratën e pazakontë është parë 21 milion herë.

 

@gloriah_rivas

I have a sense of humor with my man! I don’t know about y’all but I thought this was the perfect gift 🤣 He loved it 😘 #gorgeousgirls #fyp #joke

♬ original sound – gloriah_Rivas

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]