Baton Haxhiu, gazetar ka thënë në Pressing të T7 se Kosova është pa opozitë e pa zë.
Teksa ai po fliste për kritikat që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr në mediat sociale, sidomos – Haxhiu ka thënë se dhe opozita është në narracionin e pushtetit të Albin Kurtit, duke përmendur dy partitë e mëdha opozitare.
“Kjo është për marre”, tha ndër tjerash Haxhiu, duke shtuar se Kosova nuk duhet ta humb lirinë.
”Ky vend është pa zë, pa opozitë, pa concept, është krejt. Shkoni jepna vetën Vetëvendosjes, është okej.Jo këtë vend që e ka fituar lirinë me lë pa liri”, ka vazhduar ai.