Nëse po kërkoni për një përvojë të jashtëzakonshme këtë verë, Batos është emri që duhet të mbani mend. I vendosur në ambientin magjepsës të Maritim Marina Bay Resort & Casino, ky Resto Beach Club kthen çdo natë të sezonit të verës në një spektakël tingujsh, shijesh dhe mikpritjeje elitare.
Me një kapacitet që varion nga 1000 deri në 3500 persona, Batos është destinacioni i preferuar i atyre që kërkojnë më shumë se një natë argëtimi: një përvojë luksoze, me shërbim të personalizuar, atmosferë ekskluzive dhe evente të nivelit ndërkombëtar.
Muzikë, show dhe përvoja unike
Vendi është i njohur për muzikën elektronike me energji të lartë, duke përfshirë zhanre si Afro House, Organic, Oriental dhe shumë të tjera. Me DJ të njohur ndërkombëtarisht dhe artistë në ngritje, çdo mbrëmje në Batos është një udhëtim muzikor që nuk duhet humbur.
Çdo ditë e javës sjell një eksperiencë speciale:
-Gastro Show të mërkurave
Ku muzika e viteve 90-të ndërthuret me tingujt modernë të house, ndërsa shefat dhe baristët shndërrojnë kuzhinën dhe koktejet në një performancë live.
-Feel the Rhythm të premteve
DJ ndërkombëtarë dhe një atmosferë me energji të pastër që nis fundjavën në mënyrën më të fuqishme.
-Sunset Rituals të dielave
Perëndime magjike, tinguj shpirtërorë, kokteje artizanale dhe një ambient që të fton të ndalosh kohën dhe të shijosh jetën.
Më shumë se një Beach Club
Batos ofron një eksperiencë të plotë 5-yje falë vendndodhjes brenda Maritim Marina Bay Resort & Casino, ku vizitorët mund të shijojnë gjithçka nga kazinotë luksoze, spa relaksuese deri tek ambientet e veçanta të resortit.
Për ata që kërkojnë privatësi dhe luks absolut, Prive është zgjidhja ideale. Një hapësirë e dedikuar buzë detit për evente VIP, festa private apo darka të personalizuara, ku shërbimi premium dhe krijimet kulinare përmbushin çdo dëshirë.
Eventet Batos një mundësi e artë për partneritete
Falë eventeve të kuruara dhe një audience të përzgjedhur, Batos ofron hapësira ideale për markat që duan të lidhen me një target ekskluziv, duke qenë pjesë e momenteve më të paharrueshme të verës.
Batos, vendi ku muzika, mikpritja dhe përjetimet bashkohen për të krijuar netët më të mira të sezonit. Nëse po kërkoni destinacionin e rradhës për verën tuaj, tashmë e dini ku ta gjeni.