fbpx

BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak, mbeten të vonuara

nga Revista Kosovarja

Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra Reçak, mbeten të vonuara.

Përmes një postimi në X, zyra e Bashkrimit Evropian në Kosovë nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.

“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e #Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la një plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia dhe përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në reagimin e BE në platformën X.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]