fbpx

BE-ja konfirmon: 95 mijë doza “Pfizer” për Kosovën

nga Revista Kosovarja

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer” në luftën kundër koronavirusit.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se “qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurtit”.

“95 mijë doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit.

Ne jemi këtu në këtë së bashku”, ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]