fbpx

Beart Rexhepi merr ftesë nga Reality Shou-të më të famshëm botëror

nga Revista Kosovarja

Që të dy të bukur dhe të edukuar, një qift simpatik për t’u pasur zili, Tea dhe Bearti, po shihen duke kaluar shkëlqyeshëm bashkë, teksa shfaqen të përqafuar dhe shumë të lumtur nëpër rrjetet e tyre sociale, që tashmë numërojnë miliona, duke u komentuar si çifti më i kompletuar deri më tani.

Edhe pse nuk kishte shumë kohë që ishte bërë pjesë e emisionit ‘Përputhen’ ne Top Channel, karakteristikat e një djali të zgjuar kosovar, siç ishte Bearti, me një karakter të fortë e shumë fisnik, besnik dhe i vendosur, e sidomos tiparet e tij fizike, shumë shpejt do të fitonin zemrën e audiencës së gjerë shqiptare, dhe jo vetëm, sepse paraqitja e tij zgjoi interesim të menjëhershëm edhe në botën e spektakleve televizive ndërkombëtare, ku mori dy oferta të njëpasnjëshme nga Reality Shou-të më të famshme botërore në fushën e spektaklit të dashurisë dhe romancës, ‘Too Hot Handle’ dhe ‘Love Island’.

Njëherësh edhe Tea Trifoni, vajza me një bukuri të rrallë engjëllore dhe një bagazh të madh kulturor e intelektual, janë dyshja e parë reale që publikuan lidhje e tyre hapur, e cila jo më pak se Bearti, rrëmbeu zemrat e masës më të madhe të audiencës shqiptare, duke e komentuar për pozitivitetin, kulturën dhe bukurinë e saj të pashoqe.

Ndërkaq, modestia, sinqeriteti dhe pozitiviteti i Beartit, të cilat sigurisht që reflektonin edhe pjesën e edukatës së një tradite me kulturë të lartë qytetare e familjare, shumë shpejt do të viheshin në pah si pika më e fuqishme e djaloshit të ri dhe të bukur nga Kosova, Beart Rexhepi, i cili rrëmbeu simpatinë e një pjese të madhe të shikuesve të emisionit ‘Për’puthen’, e sidomos të shumë e shumë vajzave të cilat do të ëndërronin të kishin në krah një djalosh të tillë.

Edhe pse mundësitë për Beartin për të krijuar një famë të menjëhershme, mund të ishin një rrugë fare e lehtë, ai këtë opsion, as që e kishte menduar, sepse në mendjen e tij modeste ai asnjëherë nuk e kishte projektuar një gjë të tillë. Mirëpo, jetës nganjëherë nuk i dihet dhe gjërat vijnë ashtu papritur, siç edhe ndodhi që ai krejt rastësisht të gjendej në mesin e shumë djemve dhe vajzave të emisionit ‘Për’puthen’, një format televiziv ky, që u jepte hapësirë konkurrenteve të gjenin shpirtin e tyre binjak.

Në këtë mënyrë, Bearti, duke u bërë pjesë e këtij formati televiziv, shumë shpejt filloi të pëlqehej e admirohej nga ndjekësit si nga ana e spektaklit por edhe në rrjetet sociale, nga ku me lojën e tyre të përbashkët, me konkurrentët e tjerë, i sollën emisionit miliona klikime, por edhe një shumë të konsiderueshme reklamash.

Mirëpo, edhe pse moto kryesore e këtij formati televiziv, ishte që vajzat dhe djemtë që do të njiheshin, në ekran të ishin pa filtra dhe ashtu siç janë në jetën reale dhe të vërtetë, një gjë e tillë iu privohej, duke u dirigjuar në bazë të kërkesave dhe rekomandimeve të produksionit.

Në këtë mënyrë, Bearti duke mos mundur të duronte më që të ishte marionetë e kërkesave të pabaza dhe jo të arsyeshme të produksionit, dhe duke mos mundur të dilte nga vetja dhe parimet e tij, vendosi që me vetdëshirë të largohej nga programi, duke shkaktuar kështu një pakënaqësi tek producentja Olsa Muhameti, e cila tha se kishte për të hapur një proces ligjor kundër prishjes së kontratës nga ana e tij, por në të njëjtën kohë me një gjuhë thuajse denigruese u shpreh se ata gjoja ‘zgjohen në mëngjes të famshëm, falë programit Per’puthen’’.

Nga ana tjetër, reagimi i Beartit ka qenë i qartë dhe shumë i arsyeshëm, duke u shprehur se produksioni ua ka censuruar fjalën e lirë, dhe se është pikërisht producentja Olsa Muhameti e cila nuk i ka dhënë hapësirë dhe mundësi sqarimi, duke u larguar kështu përfundimisht nga loja e saj, dhe duke e dëshmuar edhe njëherë se ai u bë pjesë e këtij programi, vetëm për t’u argëtuar, dhe jo për të fituar famë, siç shprehej Olsa Muhameti në pretendimet saj.

Por, cila është e vërteta në gjithë këtë mes?!

Arsyeshmërinë e plotë të qëndrimeve të Beartit ndaj tërë kësaj situate, e dokumentojnë edhe reagimet e konkurrentëve të tjerë, siç është rasti i Andit, i cili vetëm sa e ka plotësuar fjalën e tij.

Kështu, veprimi i fundit i programit ‘Për’puthen’, i cili i shpalli si çift Andin dhe Tean, lë shumë për të dëshiruar, ngase situata doli të jetë komplet ndryshe. Përderisa një program i tillë i cili thirret në realitet dhe jo filtra, largoi gjoja një qift që u përputhën nga formati i tij, duke u munduar të tregonte se ia arriti qëllimit të natyrës së programit, e që në fakt, rezultoi me një dështim total, sepse realisht menjëherë pas kësaj Bearti e publikoi lidhjen e dashurisë me Tean dhe të gjithë u befasuan nga ky veprim komplet i kundërt me vendimin e emisionit në fjalë.

Pra, qëndrimet dhe fjalët e Beartit u konkretizuan edhe në këtë rast, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet në vërtetësinë dhe natyralizmin e këtij formati, duke bërë që në të njëjtën kohë të dëshmojnë edhe njëherë pohimet kundërthënëse të produksionit të ‘Për’puthen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]