Emisioni “Përputhen” është njëri ndër emisionet më të shikuara të momentit.
Para disa javëve konkurrentja tashmë e njohur Shqipe Hysenaj është pezulluar nga ky emision duke u akuzuar kështu për bullizëm dhe homofobi ndaj një konkurrenti tjetër, ajo gjatë debatit që kishte ndodhur në studio përmendi edhe faktin se ajo do të përballej në gjyq me opinionistin e emisionin Arian Konomin.
Ajo më shumë detaje lidhur me këtë gjë ka dhënë për “Prive” ku tregon më gjërsisht këtë ngjarje.
Jo më pak se disa ditë, edhe një konkurrent tjetër është larguar nga ky emision, ai është Beart Rexhepi.
Beart Rexhepi vjen nga Kosova, dhe ka disa javë që është pjesë e “Përputhen” por diçka e papritur paska ndodhur gjë që ka bërë Beartin të largohet nga ky emison.
Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka marrë qindra pyetje lidhur me konkurrentin e larguar, ndaj në një story të gjatë në Instagram ajo ka akuzuar Beartin për dezinformim ndaj disa deklaratave të pavërteta të thëna publikisht. Ajo tregon se ndaj këtij konkurrenti ka nisur tashmë një proces juridik.
“Më keni shkruar pafund çfarë ndodhi me konkurrentin nga Kosova, sot po ju përgjigjem! Ndaj tij ka nisur një proces juridik për thyerje të kontratës dhe dezinformim apo deklarime të pavërteta të thëna publikisht! Unë nuk jam mësuar të vjell vrer lart e poshtë, por i qëndroj kokë-lart parimeve të mia dhe mbi të gjitha respektoj këdo që bëhet pjesë e programeve të mia, por unë nuk diferencoj konkurrentë apo t’i trajtoj ndryshe dhe mos guxojë askush ta kërkojë këtë!”- ka shkruar Olta, autorja e emisionit.
Ndërkaq as edhe Bearti nuk ka mbetur pa u sqaruar sipas mënyrës së tij, ai në një postim të gjatë në instastory ka shkruar këtë:
“Përshëndetje! Unë takimin me Oltën nuk e kam kërkuar pa arsye apo për famë, siç e paska transformuar apo interpretuar në mënyrën e vet Olsa. Unë famën e kam pasur dhe nuk më duhej aq “fama” e “Për’puthen”. Që të mos e zgjas, arsyeja e hyrjes ka qenë se më kanë ftuar vetë, por edhe të përjetoj një eksperiencë ndryshe, të bukur. Kurrësesi çfarë fitova. Unë me përfaqësimin tim në “Për’puthen” kam dashur që t’ua rris shikueshmërinë e emisionit edhe në Kosovë, ç’ka edhe qëndron e vërteta. Thjesht dhe aty të jemi bashkë si vëllezër të një kombi, sikur që edhe jemi.
Arsyeja pse unë doja takim me Olsën ka qenë se ajo kërkonte sa më shumë debate e skandale në studio. Unë nuk jam person që flas vetëm për ehh… jam edhe për debate, por jo skandaloze. E kam cekur shumë herë kur më është kërcënuar me fjalët “Fol diçka, debato ose do të të nxjerr nga “Për’puthen”. Dhe i kam thënë shumë herë që dua të dal vetvetja, jo të flas me zor dhe imponuar. Më lër rehat me karakterin tim, me atë që e kam edhe në jetën e përditshme, jo false dhe me maskën tuaj. Po fare mirë më kujtohet edhe kërcënimi yt “Nuk mund të dalësh kur të duash ti, se të ndjeki penalisht”.
Dy takimet e mia janë bërë në qendra reklamuese, në mobileri dhe estetikë duke shfrytëzuar çdo “lojtar” pa asnjë përfitim, me premtime të rrejshme, derisa e nënshkruajnë një kontratë e pastaj ndryshojnë fjalët e thëna.
Unë për të gjitha këto kam fakte që prej ditës së parë madje deri tek dita e fundit, me mesazhe, me video e voice dhe jam i gatshëm të përballem në gjykatë me ty! Edhe aty do jem Beart Rexhepi, me fytyrën time, me karakterin tim, i shpëtuar nga maska “Për’puthen”- ka përfunduar ish-konkurrenti.