Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Beatrix Ramosaj flet për babain e saj: Ka ndërruar jetë në duart e mia

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, që nga hyrja në Big Brother VIP është kthyer një ndër personazhet më të përfolura.

Mbi artikull

Lidhja e saj me aktorin Donald Veshja e ka bërë edhe më të komentuar qëndrimin e saj brenda shtëpisë së famshme.

Por, ndryshe nga herët e tjetra kur këngëtarja ka qëndruar e heshtur dhe larg debateve, ajo këtë herë gjatë një diskutimi me disa prej banorëve të shtëpisë ka rrëfyer ngjarjen e hidhur kur babai i saj ka ndërruar jetë.

Moneytizer Paragrafi 4

Beatrix tha se i ati ka ndërruar jetë në duart e saj, dhe ajo shpesh herë e kujton atë dhe ndjen mungesë e tij.

“Ishin hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi jo thash unë, nuk largohen nga këtu, e kisha kapur dorën e tij, tha bëni ju çfarë të doni unë do të rri këtu. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në duart e mia, nuk e përshkruaj dot nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka, edhe e vogël kur isha e ngacmoja”, ka treguar Beatrix.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]