fbpx

Beatrix Ramosaj me fustan nusërie

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpërndan me ndjekësit imazhe e video të ndryshme.

Ajo shpesh bën njoftime lidhur me projektet e reja muzikore, ndonëse këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar.

E njëjta së fundmi ka befasuar fansat, teksa është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë nusërie.

Kjo mbase ka të bëjë me një projekt të ri muzikor, të cilin besohet që do ta sjellë së shpejti.

Megjithatë, krijuesja e hitit “Faj” nuk ka zbuluar më shumë se për çfarë saktësisht bëhet fjala.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]