fbpx

Bebe Rexha flet për luftën e saj me peshën: Kam provuar çdo dietë…

nga Revista Kosovarja

Bebe Rexha ka rrëfyer në një intervistë për PEOPLE rreth komenteve për peshën e saj në mediat sociale, duke zbuluar se është ndjerë e “dekurajuar”.

Ndërsa përgatitet për turneun e saj botëror, i cili fillon më 31 maj në Phoenix, Arizona, ajo pranon se mbështetet tek mamaja dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari, në momente kur ndihet keq.

“Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush apo cili është trupi i tij i shëndetshëm. Ne duhet të ndalojmë së gjykuari njerëzit. Nuk mund të zemërohem sepse jam në sy të publikut, por është e dëmshme. Kjo i lëndon ndjenjat e mia dhe është dekurajuese sepse gjithmonë përpiqem të jem mirë, por luftoj me ushqimin. Ndonjëherë bëhet e vështirë, sepse më pëlqen të ha. Unë kam provuar çdo dietë dhe ka të bëjë vetëm me përpjekjen për të jetuar mënyrën më të mirë të shëndetshme për veten tuaj.”

E pyetur nëse është e dobishme diskutimi i momenteve të tilla me fansat, Rexha u përgjigj: “Më pëlqen të jem e sinqertë me fansat e mi. Po, e di që kam shtuar pak peshë dhe po punoj me veten. Nuk jam plotësisht e kënaqur me veten time tani, por ndihem sikur po punoj drejt një versioni më të mirë të vetes çdo ditë. Zakonisht kur nxjerr një album, dëshiron të jesh në formën tënde më të mirë. Gjithmonë përpiqem të arrij në një pikë ku të ndihem mirë në trupin tim dhe kjo është një gjë vërtet e vështirë për t’u bërë.”

Bebe foli gjithashtu me “Açess Hollywood” për standardet toksike të bukurisë dhe ndikimin negativ që komenteti e fansave në trupin e një personi mund të ketë mbi ta. Rexha tregoi se ekipi i saj donte që ajo t’i nënshtrohej një operacioni plastik, duke përfshirë liposuksionin, kur ajo filloi fillimisht në industrinë e muzikës edhe pse ishte vetëm 57kg

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]