fbpx

Bebe Rexha fotografohet nga paparacët duke u puthur me të dashurin e saj në veturë

nga Revista Kosovarja

Po bëhen gati dy vite që kur ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj Keyan Safyari, janë shndërruar në një prej çifteve më të dashur të Hollywoodit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare dhe kinematografi i njohur shijuan një natë së bashku.

Çifti u pa duke u larguar nga restoranti “Craig” në perëndim të Hollywoodit, në Kaliforni të premten e 25 shkurtit.

32-vjeçarja ishte e veshur me një xhaketë të zezë me dekolte të hapur, të cilën e kombinoi me sytjena me material transparent.

Dyshja u panë së bashku për herë të fundit në verën e vitit 2021, ku si çift morën pjesë në dasmën e Paris Hiltonit.

Bebe Rexha përndryshe është treguar mjaft private sa i përket jetës së saj personale, duke ndarë në raste të rralla me ndjekësit e saj në Instagram ndonjë fotografi me të dashurin. 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]