fbpx

Bebe Rexha ndan videon romantike me partnerin

nga Revista Kosovarja

Prej thuajse një viti, Bebe Rexha po shikon romancën me Keyan Safyari. Këngëtarja me origjinë shqiptare është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës personale, por vendosi të konfirmonte spekulimet që qarkullonin prej kohësh se është në një lidhje, për ditëlindjen e partnerit.

Ndonëse romancën është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut, ata shpeshherë janë fotografuar në Los Angeles nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Sacrifice” ka ndarë një moment mjaft privat me të dashurin në rrjete sociale.

Ajo ka postuar një video, ku shihet duke shkëmbyer puthje me të dashurin. Kohë më parë, duke folur për të, Bebe është shprehur se ai është personi ideal për të. Ndërkohë kujtojmë që Bebe solli pak ditë më parë këngën më të re “Sabotage”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]