fbpx

Bebe Rexha për ditëlindje merr dhuratën më të veçantën nga fansat

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

Me këtë rast dhuratat për të ishin të shumta nga familjarët, miqtë e kolegët,  por mesa duket një prej dhuratave më të bukura, artistja e pranoi nga fansat e saj.

Kjo pasi ajo publikoi në rrjetin social Twitter një pamje të statistikave që ka shënuar në Spotify kënga e saj më e fundit në bashkëpunim me David Guettan.

“I’m good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha ka shënuar plot 23 milionë dëgjime në vetëm tri ditë pas publikimit, nga gjithsej 10 milionë njerëz anë e mbanë globit që e kanë dëgjuar atë.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes”, shkroi këngëtarja tashmë 33-vjeçare në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]