Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Bebe Rexha provokon me videon e fundit në TikTok

nga Revista Kosovarja

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive që nga fillimi i vitit 2022.

Ajo nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, gjersa edhe paraqitjet në rrjetet sociale i ka pasur të pakta.

Megjithatë, së fundmi Rexha paralajmëroi fansat se ka qëndruar në studio për muaj të tërë duke incizuar këngë për albumin e saj të radhës.

Ajo njëherësh ka shijuar edhe pak pushime me të dashurin e saj, kineastin Keyan Safyari.

Moneytizer Paragrafi 4

E njohur për promovimin e pozitivitetit të trupit, Rexha në një video të fundit të publikuar në rrjetin social TikTok, shfaqi sërish me krenari trupin e saj.

@beberexha♬ original sound – Custom Motion


Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe të hapur te pjesa e dekoltesë, gjersa bënte lëvizje provokuese para kamerës.

32-vjeçarja ka treguar gjithmonë me krenari trupin e saj, ani pse shpesh është tallur në rrjete sociale me komente të ndryshme rreth peshës së saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]