fbpx

Bebe Rexha rrëfen betejat personale: “Jo, nuk dorëzohem”

nga Revista Kosovarja

Bebe Rexha, artistja shqiptaro-amerikane që prej vitesh ka shënuar sukses ndërkombëtar në skenën e muzikës pop, ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një rrëfim personal dhe emocional që ka prekur thellësisht ndjekësit e saj.

Në një seri postimesh në InstaStory, Bebe flet pa filtra për rrugëtimin e saj, duke zbuluar për herë të parë pasiguritë, presionin dhe padrejtësitë me të cilat është përballur gjatë karrierës së saj. “Shkrimi i këngëve ka qenë dashuria ime më e madhe, por në një moment, gjithçka u bë tepër e ndërlikuar,” shprehet ajo, duke treguar se suksesi shpesh shoqërohet me humbjen e kontrollit mbi artin dhe vetveten.

Ajo rrëfen sesi dëshira për të kënaqur të gjithë ndikoi në thelbin e krijimtarisë së saj. “Kur ndjek vetëm ‘hitin’, rrezikon të humbasësh zërin tënd të vërtetë,” pranon ajo, duke reflektuar për kompromiset artistike që shpesh fshihen pas muzikës që arrin majat e klasifikimeve.

Bebe flet edhe për momentet kur është ndier e përjashtuar dhe e penguar qëllimisht në industrinë muzikore, jo për mungesë talenti, por për shkak të politikave të brendshme dhe qëndrimeve të saj të sinqerta. “Nuk e kam puthur egon e askujt. Dhe për këtë, jam ndëshkuar,” shkruan ajo hapur.

Megjithatë, mes zhgënjimeve, ajo mbetet e palëkundur: “Nuk jam nga ato që dorëzohen. Jam luftëtare. Do ndalem vetëm kur të zgjedh vetë, jo sepse dikush tjetër vendos për mua.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]