43
Artistja shqiptare, Bebe Rexha, teksa po e shijon suksesin e albumit të saj të tretë, më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.
Ajo ka publikuar në TikTok një video, ku shihet në një jaht teksa shijon momentet nën ritmet e një kënge të saj të re, ende të papublikuar.
E veshur me bikini të zeza, këngëtarja e hitit “I’m a mess” vë në pah linjat e saj të kolme të trupit.
Ndërkohë, e njëjta nuk hezitoi të tregonte personin që po e shoqëronte në këto pushime të hershme, i cili ishte i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari.