fbpx

Bebe Rexha thotë se është e mërzitur nga komentet që merr pasi ka shtuar peshë

nga Revista Kosovarja

Bebe Rexha po i lutet publikut të ndalojë diskutimin e shtimit të peshës prej 13 kilogramësh, për të cilin ajo zbuloi se ishte shkaktuar nga sindroma e vezores policistike (PCOS) muajin e kaluar.

Ndërsa shërohet nga lëndimi në fytyrë që pësoi nga goditja me një celular gjatë performancës në New York të dielën, ylli 33-vjeçar i muzikë pop, u tha 2.1 milionë ndjekësve të saj në Twitter se ishte e lodhur duke dëgjuar kritika për pamjen e saj.

“E di që jam shëndoshur. Unë jam shumë e mërzitur nga njerëzit që flasin për të”, shkroi ajo, shkruan DailyMail.\

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]