Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, këto ditë është duke punuar në këngën e saj të re.
32-vjeçarja është pa dyshim një prej shqiptareve më të ndjekura në rrjetet sociale.
Ajo rrëmben shpesh herë vëmendjen e miliona ndjekësve me videot që publikon në TikTok.
Megjithatë në videon e fundit, deshi të ndajë me fansat anën tjetër të saj – atë të dukjes natyrale të saj.
Dhe mund të thuhet pa dyshim se Rexha ka një dukje të përsosur dhe mjaft atraktive edhe kur është gjithë “ujë dhe sapun”, gjë edhe për të cilën është komplimentuar nga fansat e saj.