Bebe Rexha shfaqi figurën në bikini të kuqe në pishinë.
Bebe Rexha i shfaqi linjat e saj në bikini të kuqe, ndërsa po shijonte një ikje romantike me të dashurin Keyan Safyari.
Këngëtarja 31-vjeçare u pa në Cabo San Lucas, Meksikë, të dielën me të dashurin e saj, duke marrë diell.
Çifti, të cilët u lidhën për herë të parë në mars, po pushonin bashkë në një shezlong, ndërsa autorja e hitit “I Got You” ishte përkrah të dashurit të saj.
Gjithashtu, me të gjatë udhëtimit ishte Bear, qenushi i Bebes, të cilin ajo e mbajti afër gjoksit ndërsa shëtiste nëpër vendpushimin e pasur.
Këngëtarja e lindur në Nju Jork kombinoi rroba-banjot me disa bizhureti prej ari dhe sandale.
Ndërkohë, Bebe po bën kalimin nga skena muzikore në atë të filmit, duke bërë debutimin e saj në filmin artistik “Queenpins” të STXFilms.
Ajo do të interpretojë së bashku me Kristen Bell, Vince Vaughn, Kirby Howell-Baptiste dhe Paul Walter Hauser.