Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

I gjithë rasti në Fushë Kosovë ndodhi për këtë arsye

nga Revista Kosovarja

Prokurori i rastit të përleshjes në Fushë Kosovë në mes qytetarëve dhe Policisë, ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një gjobe ndaj një pronari të një qebaptoreje.

Në një prononcim për media, prokurori i rastit ka thënë se Policia në kuadër të autorizimeve të veta ka shkrepur me armë zjarri, për toke.

Prokurori i rastit shtoi se deri tani nuk ka asnjë të arrestuar dhe gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor.

“Rreth orës 16:00 e kom marr informartën për rastin një Fushë Kosovë. Ende nuk ka vendim për arrestim të ndonjë personi, gjashtë persona janë duke u intervistuar në Stacionin Policor. Janë sulmuar dy zyrtarët policorë. Një person mund të jetë një kalimtar i rastit i përfshirë në rast”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia ka konfirmuar se si pasojë e kësaj përleshje pesë të lënduar dy prej tyre zyrtarë policor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]