Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, iu ka uruar festën e Pashkëve të gjithë fansave të saj të besimit katolik.
Përmes një postimi në Instagram, ajo shpërndau disa fotografi të realizuara në të kaluarën.
Bëhet fjalë për disa imazhe me përmbajtje provokuese, ku 32-vjeçarja shfaqet duke pozuar me veshët e lepurit të Pashkëve në kokë.
“Gëzuar Pashkët! Kthim prapa në kohë te ky fotosesion argëtues i realizuar me Ellen Von Unwerth”, shkroi Rexha në mbishkrimin e fotografive.
View this post on Instagram
Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe urimet e shumta që artistja gjithashtu ka marrë në hapësirën për komente.