fbpx

Bebe Rexha vesh fustanin që i vuri në pah gjoksin

nga Revista Kosovarja

Kantautorja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, teksa ishte e pranishme në eventin VIP të “Dolce & Gabbana”, të premten.

Ylli i hitit “I’m gonna show you crazy”, bëri një hyrje madhështore në shtëpinë italiane të modës, “Alta Moda Show”, e veshur me një fustan të zi me pika të bardha.

Fustani i artistes shqiptare kishte një dekolte shumë të hapur që gati sa nuk i zbuloi gjoksin bombastik. Ndërkohë për të kombinuar veshjen e saj seksi, Bebe kishte zgjedhur një palë taka të zeza.

Gjithashtu nuk mungonin as bizhuteritë, ku në sy ranë menjëherë byzylykët e shumtë në duar, një unazë dhe një byzylyk këmbe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]