Artistja shqiptare, Bebe Rexha, së fundi ka kujtuar të kaluarën e saj krahë gjyshës në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, derisa ishte 4 vjeçe.
View this post on Instagram
Derisa ky imazh u pëlqye mijëra dhe mori komente të shumëta, një prej fansave i kishte shkruar me shaka rreth ushqimeve të konservuara tradicionale (duke qenë se ndodhemi në sezonin e tyre), ku i shkruan se me siguri ato i mungojnë në ShBA.
“Hej Bebe, unë e di që ty të mungojnë turshitë dhe ajvari me siguri…meqë ra fjala vajzë, ti shkëlqen”, ka qenë komenti i ndjekëses.
Ndërkohë, 31-vjeçarja i është përgjigjur me shaka, duke thënë se ajo kujdeset që ato t’i ketë edhe në Amerikë. “Vajzë, unë porosis ajvar për në shtëpinë time në Los Angeles, haha”, ka qenë përgjigja e artistes.
Jo vetëm artistja në fjalë por edhe yjet tjera nga kosova që kanë arritur sukses ndërkombëtar, si Dua Lipa, Rita Ora që gjithmonë e dëshmojnë se kudo që të jenë nuk mund ta harrojnë ushqimin tradicional të vendlindjes.