Përbërësit:
500 gr pasta
3 lugë gjelle buter
3 gota djath mocarella
1 lugë e vogël hudhër pluhur
1 gotë e gjysmë qumësht
1 lugë e vogël krip
pak piper i zi
4 gota spinaq
Përgatitja:
Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin, shtoni djathin mocarella të grirë, kripën, piperin, hudhrën pluhur dhe qumështin. Zieni në temperaturë mesatare duke e përzier shpesh.
Pasi sosi të bëhet masë e trashë, shtoni spinaqin, zieni edhe për 5 min. Largoni nga nxehtësia, dhe këtë masë futeni në blender.
Shtoni sosin në pastat e ziera. Përzieni mire, dhe shtoni ende krip dhe piper nëse keni dëshirë.