fbpx

Befasohen fansat, Kim dhe Bianca shihen krah njëra-tjetrës

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian dhe Bianca Censori u panë pranë njëra-tjetrës në festën e dëgjimit të Kanye West të martën.

Dyshja la fansat të befasuar pasi u panë krah njëra-tjetras në eventin për të festuar albumin më të fundit në studio të Kanye, Vultures 1, i cili u publikua në shkurt.

Bianca, 29 vjeç, aktualisht është në një lidhje me reperin kontrovers, 46 vjeç, ndërsa Kim, 43, ishte e martuar me të nga viti 2014 deri në vitin 2022.

Bianca shihet me bluzë rozë teksa filmon përformancën në telefonin e saj me Kim që i qëndronte pranë.

Kim thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me Biankën – por thuhet se nuk është një fanse e saj duke parakaluar modën e saj të rrezikshme përpara fëmijëve të saj.

“Kim e udhëzoi Kanye-n që të mos lejonte kurrë që Bianca të vishej kështu rreth fëmijëve të tyre”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com. “Ajo është vërtet e befasuar që Kanye do ta linte gruan e tij të largohej nga shtëpia ashtu.”, përcjell IndeksOnline.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]