fbpx

Befason ylli Rita Ora – Tregon ngjashmëritë me qenushin e saj  

nga Revista Kosovarja

Ylli kosovar, Rita Ora duket mahnitëse në fotot e postuara së fundmi. Këtë herë ajo ka pozuar pranë qenushit të saj, të cilin duket se e ka nxjerrë në shëtitjen e mëngjesit.

Ylli 31 vjeçar i popit, duket mahnitëse me veshjen e saj të thjeshtë, por që i përshtatet sezonit pranveror, pikërisht me pantollona të tejdukshëm dhe me lule, po ashtu me aksesorë shumë ngjyrësh, shkruan Kosovarja.

Por, ajo çfarë bie në sy është mbishkrimi që Rita duke qeshuar ia ka vendosur fotove të saj.

“Kur qeni juaj më në fund e kupton se sa ngjajmë”, shkroi krijuesja e hitit “Anywhere”.

Duke u bazuar në këtë përshkrim, fansat e saj nuk kanë hezituar që të komentojnë me të tilla krahasime: “Si nëna si foshnja”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]