fbpx

Begaj: Të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive, Kosova realitet i pakthyeshëm

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj si folës në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se më shumë se kushdo tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor e kuptojnë më mirë çmimin e paqes, teksa Kosovën e cilësoi realitet te pakthyeshëm.

Ai më tej tha se NATO mbetet gurthemeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike.

“Ky takim zhvillohet në një moment kur themelet e sigurisë sonë po vihën sërish në provë. NATO mbetet gurthemeli i sigurisë dhe stabilitetit jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën demokratike. NATO është Aleanca më e suksesshme, më e fuqishme dhe më e bashkuar në histori. Në mjedisin e ndërlikuar gjeopolitik të sotëm, NATO përfaqëson një aleancë politike, ushtarake dhe morale, bazuar në mbrojtjen kolektive, vlerat e përbashkëta dhe një qëllim të përbashkët. Për Shqipërinë, anëtarësimi në NATO në vitin 2009 shënoi një kthesë historike. Ai afirmoi identitetin tonë si pjesë e familjes euroatlantike. Që nga ajo kohë, Shqipëria mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj misionit dhe vlerave të Aleancës. Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe do të vazhdojmë të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane”, tha Begaj, shkruan A2Cnn.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]